Devocione dhe Plane Leximi falas për Hebrenjve 12:1

Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.

Udhëto Lehtë
7 ditë
Në një sezon të ngarkuar të Krishtlindjes, shumica prej nesh ndjejnë stresin dhe ankthin e marrëdhënieve familjare, presionin financiar, vendimet e nxituara, dhe pritjet e zhgënjyera. Kështu që, vazhdo. Merr frymë. Fillo këtë Plan Biblik të Life.Church dhe kupto se pesha që ndiejmë mund të jetë diçka që Perëndia nuk na kërkoi kurrë ta mbajmë. Si thua t'i lëshojmë bagazhet? Le të udhëtojmë lehtë.

Të Ndjekësh Karrotat
7 Ditë
Të gjithë jemi duke ndjekur diçka. Zakonisht diçka thjesht të paarritshme - një punë më të mirë, një shtëpi më të rehatshme, një familje të përsosur, miratimin e të tjerëve. Por a nuk është kjo e lodhshme? A ka ndonjë mënyrë më të mirë? Zbulo përgjigjen në këtë plan të ri të Biblës nga Life.Church, që shoqëron serinë e mesazheve të Pastor Craig Groeschel, Të Ndjekësh Karrotat.

Një Shkundje Gëzimi
31 ditë
Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për të luftuar kundër dekurajimit, depresionit dhe humbjes. Kaloni 31 ditë duke mësuar atë që Bibla ka për të thënë për gëzimin dhe duke forcuar veten për t'u bërë një i krishterë i lumturi.