Devocione dhe Plane Leximi falas për Zanafilla 3:4
Cili Është Kuptimi i Pashkës?
6 Ditë
Dikur, një njeri parashikoi vdekjen e Tij. Ai madje parashikoi që do të qëndronte i vdekur për 3 ditë. Dhe Ai kishte të drejtë! Vdekja dhe ringjallja e Jezusit, janë të vërtetat mahnitëse të historisë së Pashkës. Të Krishterët e festojnë akoma këtë ditë. Por çfarë do të thotë e gjitha kjo për ty? Ky Plan i Biblës do të të ndihmojë të kuptosh misteret dhe bukurinë e Pashkës!
Të dëgjojmë Perëndinë
7 ditë
Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërshtare dhe t' ju zgjojë që të përqendroheni te zëri i Tij.
Kërkimi
7 ditë
Në këtë plan leximi 7-ditor, Beth Moore përdor pyetje nga Shkrimi për të na çuar në intimitet me Atë që të njeh më mirë. Shenja e pikësimit e pjerrët në fund të një fjalie flet për kuriozitet, interes dhe mbase dyshim. Një pyetje është një ftesë për cënueshmëri, drejt intimitetit. Bibla nuk është larg nga një ftesë e tillë. Gjithnjë e më shumë ne shohim që njerëzit e Perëndisë i bëjnë pyetje Krijuesit të tyre. Ne gjithashtu shohim Perëndinë e universit që shtron pyetje për krijimin e Tij. Kërkimi është një sfidë për të pranuar ftesën. Mëso të gërmosh në Fjalën, t'i përgjigjesh pyetjeve të Perëndisë dhe t'i sjellësh pyetjet e tua përpara Tij. Lejo që shenja e pikësimit e pjerrët të jetë harta që të drejton në një marrëdhënie më të ngushtë me Atin.