Devocione dhe Plane Leximi falas për Zanafilla 12:4
Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.
Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?
7 Ditët
Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!
Bindja
2 javë
Vetë Jezusi tha se kushdo që e do Atë do t'u bindet mësimeve të tij. Pavarësisht se çfarë na kushton personalisht, bindja jonë ka rëndësi para Perëndisë. Plani i leximit "Bindja" të shoqëron përmes asaj që thotë Shkrimi rreth bindjes: Si të ruash një botëkuptim të ndershmërisë, roli i mëshirës, si na çliron bindja dhe si i bekon jetët tona dhe shumë më tepër.