Devocione dhe Plane Leximi falas për Veprat 2:46
Jo i Frikësuar: Si Mund t'u Përgjigjen të Krishterët Krizave
5 Ditë
Kur ndodh një krizë në botën tonë, është e lehtë të vihet në dyshim besimi ynë, dhe është e vështirë të zëvendësosh panikun me të cilin përballemi me paqen që na është premtuar si ndjekës të Jezusit. Në këtë Plan Biblik 5-ditor që shoqëron serinë e Pastor Craig Groeschel, Jo i Frikësuar, ne do të zbulojmë tre gjëra që mund të bëjmë si të Krishterë përballë një krize.
Drejtim Hyjnor
7 Ditë
Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New York Times dhe Pastor prej disa vitesh i Life.Church, Craig Groeschel, të inkurajon me shtatë parime nga libri i tij me të njëjtin titull Drejtimi Hyjnor, për të të ndihmuar të gjesh mençurinë e Zotit për vendimet e tua të përditshme. Zbulo drejtimin shpirtëror që të duhet për të jetuar një histori që nderon Perëndinë dhe që do të doje të tregoje me dëshirë.
Kur Dështon Besimi: 10 Ditë në Gjetjen e Zotit në Hijen e Dyshimit
10 ditë
Lufta me besimin dhe dyshimin mund të jetë thellësisht e vetmuar dhe izoluese. Disa vuajnë në heshtje, ndërsa të tjerët braktisin besimin krejtësisht, duke supozuar se dyshimi është i papajtueshëm me besimin. Dominic Done beson se kjo është edhe tragjike dhe thellësisht e gabuar. Ai përdor Shkrimin e Shenjtë dhe literaturën për të argumentuar se jo vetëm që vënia në dyshim është normale, por shpesh është një rrugë drejt një besimi të pasur dhe të gjallë. Eksploroni besimin dhe dyshimin në këtë plan 10-ditor.