Logótipo YouVersion
Ícone de pesquisa

Mateu 5

5
Predikimi në mal
1Kur pa turmat, u ngjit në mal. U ul dhe nxanësit e vet iu avitën. 2Atëherë hapi gojën dhe i mësonte tue thanë:
3Lum skamnorët në shpirt,
se e tyne asht mbretnia e qiejve.
4Lum vajtuesit,
se do të ngushëllohen.
5Lum të prujtunit,
se do të trashëgojnë tokën.
6Lu të dishruemit e të rreshkunit për drejtësi,
se do të ngihen.
7Lum mëshiruesit,
se do të mëshirohen.
8Lum zemërdëlirët,
se do të shohin Hyun.
9Lum zejtarët e paqes,
se do të thirren bij të Hyut.
10Lum të përndjekunit për shkak të drejtësisë,
se e tyne ash mbretnia e qiejve.
11Lum ju kur t'ju shajnë, t'ju përndjekin e të thonë çdolloj ligësie kuindër jush në rrenë për shkakun tim. 12Gëzohuni e lumnohuni, se shpërblimi juej asht i madh në qiej. Njësoj i përndoqën edhe profetët para jush.
Kripë e dritë
13Ju jeni kripa e tokës. Por, nëse kripa çartet, me çka kripet? Nuk duhet kurrgja, përpos me u hedhë jashtë e me u shkelë prej njerëzve. 14Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet një qytet i vumë maje një mali. 15Askush nuk ndez një kandil e mandej e ven nën magje, por përmbi dritëmbartëse, që të shndrisë të gjithë ata që gjenden në shtëpi. 16Njësoj do të vezullojë drita juej faqe njerëzve, që të vërejnë veprat tueja të bukura e të lëvdojnë Atin tuej në qiej.
Ligji e profetët
17«Mos pandehni që erdha për me zhba ligjin apo profetët. Nuk erdha për me zhba, por me plotësue. 18Vërtet po ju them, derisa të zhduken qielli e toka, asnjë jotë e asnjë pikësim nuk do të zhduken prej ligjit, pa u krye gjithçka. 19Prandaj, nëse dikush zhban një ma të voglin prej këtyne ligjeve dhe i mëson njerëzit poashtu, do të quhet ma i vogli në mbretninë e qiejve. Por, kushdo që i zbaton dhe i mëson, do të quhet i madh në mbretninë e qiejve. 20Se unë po ju them: nëse drejtësia juej nuk asht ma e madhe se ajo shkrojësve e të farisejve, nuk hyni në mbretninë e qiejve».
21«Keni ndëgjue se u ash thanë të lashtëve: mos vrit. Kush vret do të jetë i pandehun në gjyq. 22Por unë po ju them: kushdo idhnohet me vëllanë e vet do të jetë përgjegjës para gjyqit. Ai që i thotë vëllait "i çmendun", do të jetë përgjegjës para sinederit. Ai që thotë "i marrë" do t'i përgjigjet Gehenës së zjarrtë. 23Nëse e paraqet kushtimin tand mbi altar, dhe aty të bie ndërmend se vëllai yt ka diçka kundër teje, 24lene aty dhuratë tande, para altarit, e shko. Së pari pajtohu me vëllanë tand e atëherë eja e paraqit kushtimin. 25Banu i mirëkuptueshëm me kundërshtarin tand shpejt, derisa të jesh në udhë me të, që kundërshtari të mos të dorëzojë te gjykatësi, gjykatësi te roja e të hidhesh në burg. 26Vërtet po të them, nuk do të dalësh prej andej deri sa të japësh qindarkën e fundit».
Epshi dhe pastërtia
27«Keni ndigjue se ka qenë thanë: mos u lavir. 28Por unë po ju them: kush e shikon një grue me synimin me e dëshirue, asht lavirë me të në zemrën e vet. 29Nëse syni i djathtë të bahet pengesë, nxirre e flake prej teje. Të volit me humbë një gjymtyrë, që të mos të hidhet tanë trupi në Gehenë. 30E nëse dora jopte e djathtë të bahet pengesë, këpute e flake prej teje. Të volit me humbë një gjymtyrë, të mos të hidhet tanë trupi në gehenë».
Ndamja
31«Ka kenë thanë: kush lëshon gruen, t'i japë dëshminë e ndamjes. 32Por unë po ju them: kushdo që e lëshon gruen e vet, përveç rastit të kurvnimit, e shtyn me u lavirë, dhe, kushdo që martohet me një të lëshueme, laviret».
Betimi
33«Prap, keni ndëgjue se u asht thanë të lashtëve: mos e the benë, por jepi Zotit çka je betue me i dhanë. 34Por unë po ju them: mos u betoni fare, as për qiell, se asht froni i Hyut, 35as për tokë, se asht mbështetësja e kambëve të tij, as për Jerusalemin, se asht qyteti i mbretit të madh. 36Mos ban be as për kryet tand, se nuk ke mundësi as me zbardhë apo me nxi një fije floku. 37Të folunit tuej të jetë "Po, po; "jo, jo". Çka asht përtej kësaj asht prej të ligut».
Hakmarrja
38«Keni ndigjue se ka kenë thanë: sy për sy e dhamb për dhamb. 39Por unë po ju them: mos iu kundërvini të ligut, por atij që të gjuen në faqen e djathtë, ktheja edhe tjetrën. 40Atij që don me të hedhë në gjyq për me të marrë këmishën, falja edhe gunën. 41Atij që të detyron me ecë një milje, ec dy milje me të. 42Atij që të lyp, jepi. Atij që dëshiron hua prej teje, mos ia moho».
Armiqtë
43«Keni ndigjue se ka kenë thanë: dueje të afërmin dhe urreje armikun. 44Por unë po ju them: duejini armiqtë tuej e lutuni për përndjekësit tuej, 45që të baheni bij të Atit tuej, që asht në qiej, se ai e nalton diellin e tij mbi të ligj e mbi të mirë dhe e lëshon shiun mbi të drejtë e të padrejtë. 46Nëse doni ata që ju duen, çfarë shpërblimi ju takon? A nuk bajnë të njajtën gja edhe tagrambledhësit? 47E nëse përshëndetni vetëm vëllaznit tuej, çka bani ma shumë? A nuk bajnë të njajtën gja edhe kombet? 48Prandaj, jini të përkryem, siç asht i përkryem Ati juej qiellor».

Atualmente selecionado:

Mateu 5: DHRG

Destaque

Partilhar

Copiar

None

Quer salvar os seus destaques em todos os seus dispositivos? Faça o seu registo ou inicie sessão