Zanafilla 17

17
Rrethprerja si shenjë e besëlidhjes
1Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me mua#17.1 he. ec para fytyrës sime e ji i paqortueshëm. 2Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». 3Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: 4«Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. 5Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. 6Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. 7Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. 8Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre».
9Perëndia i tha Abrahamit: «Sa për ty, ti do të mbash besëlidhjen time, ti e pasardhësit e tu brez pas brezi. 10Besëlidhja që ti e pasardhësit e tu duhet të mbani është kjo: gjithë meshkujt tuaj do të rrethpriten. 11Do të rrethpriteni në lëkurën e gjymtyrës mashkullore e kjo do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e jush. 12Çdo mashkull, brez pas brezi, do të rrethpritet tetë ditë pas lindjes, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para që nuk është pasardhësi yt. 13Duhen rrethprerë si ai që ka lindur në shtëpinë tënde, edhe ai i blerë me para. Besëlidhja ime do të jetë në mishin tuaj një besëlidhje e përjetshme. 14Mashkulli i parrethprerë, që nuk rrethpritet në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, do të zhbihet prej popullit të vet, sepse ka thyer besëlidhjen time».
15Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: «Gruan tënde nuk do ta quash më Sarajë, por Sara. 16Do ta bekoj, madje prej saj do të të jap një djalë. Do ta bekoj e prej saj do të lindin kombe e do të dalin mbretër kombesh». 17Abrahami ra me fytyrë përdhe, qeshi e tha me vete: «A mundet burri njëqind vjeç të bëhet me djalë e Sara nëntëdhjetëvjeçe të lindë?!». 18Atëherë Abrahami i tha Perëndisë: «Mjaft që ta kem me jetë Ishmaelin në praninë tënde!». 19Por Perëndia tha: «Jo, jo. Sara, gruaja jote, do të të lindë djalë e do ta quash Isak. Besëlidhjen time me të do ta bëj një besëlidhje të përjetshme, edhe për pasardhësit e tij. 20Sa për Ishmaelin, të dëgjova dhe, ja, do ta bekoj e do ta shtoj e shumoj pa masë. Dymbëdhjetë prijës do të lindin prej tij e do ta bëj një komb të madh. 21Por besëlidhjen time do ta bëj me Isakun që Sara do të të lindë pas një viti». 22Perëndia mbaroi së foluri me Abrahamin e u largua prej tij.
23Atëherë Abrahami e mori Ishmaelin, birin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe ata që i kishte blerë me para. Në të njëjtën ditë i mori tërë meshkujt e shtëpisë e i rrethpreu në lëkurën e gjymtyrës mashkullore, ashtu siç i kishte thënë Perëndia. 24Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre, 25ndërsa Ishmaeli, i biri, ishte trembëdhjetë vjeç. 26Në të njëjtën ditë u rrethprenë Abrahami e Ishmaeli, i biri, 27e bashkë me të, tërë meshkujt e shtëpisë së tij, edhe i linduri në shtëpi, edhe i huaji i blerë me para.

Одоогоор Сонгогдсон:

Zanafilla 17: AL

Тодруулга

Хуваалцах

Хувилах

None

Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү

Zanafilla 17-д зориулсан видео