1
Zanafilla 9:12-13
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. Kam vënë mbi re harkun tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës.
比較
Zanafilla 9:12-13で検索
2
Zanafilla 9:16
Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë».
Zanafilla 9:16で検索
3
Zanafilla 9:6
Ai që derdh gjak njeriu, prej njeriut do t'i derdhet gjaku, se në shëmbëlltyrën e vet e bëri Perëndia njeriun.
Zanafilla 9:6で検索
4
Zanafilla 9:1
Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën.
Zanafilla 9:1で検索
5
Zanafilla 9:3
Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër.
Zanafilla 9:3で検索
6
Zanafilla 9:2
Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj.
Zanafilla 9:2で検索
7
Zanafilla 9:7
Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të».
Zanafilla 9:7で検索
ホーム
聖書
読書プラン
ビデオ