1
Zanafilla 25:23
Bibla Shqip 1994
Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendshmet e barkut tënd. Njëri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t'i shërbejë më të voglit".
Compare
Avasta Zanafilla 25:23
2
Zanafilla 25:30
Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arsye e quajtën Edom.
Avasta Zanafilla 25:30
3
Zanafilla 25:21
Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
Avasta Zanafilla 25:21
4
Zanafilla 25:32-33
Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?". Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
Avasta Zanafilla 25:32-33
5
Zanafilla 25:26
Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.
Avasta Zanafilla 25:26
6
Zanafilla 25:28
Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.
Avasta Zanafilla 25:28
Home
Bible
Plans
Videos