YouVersion Logo
Search Icon

1 i Samuelit 31

31
1Filistenjtë u ndeshën me Izraelin dhe izraelitët ua mbathën para filistenjve, dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.
2Filistenjtë ndoqën me furi Saulin dhe bijtë e tij; kështu filistenjtë vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij të Saulit.
3Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.
4Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqytari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim, sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.
5Kur shqytari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.
6Kështu po atë ditë vdiqën bashkë Sauli, tre bijtë e tij, shqytari dhe tërë njerëzit e tij.
7Kur izraelitët që ndodheshin matanë luginës dhe matanë Jordanit panë që njerëzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, braktisën qytetet dhe ua mbathën. Atëherë erdhën filistenjtë dhe u vendosën aty.
8Të nesërmen filistenjtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë në malin Gilboa.
9I prenë kokën Saulit, e zhveshën nga armatimi i tij dhe dërguan lajmëtarë në tërë vendin e filistenjve për ta çuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe popullit.
10E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e Ashtarothit dhe e varën kufomën e tij në muret e Beth-Shanit.
11Por kur banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan atë që filistenjtë i kishin bërë Saulit,
12tërë njerëzit trima u ngritën, ecën tërë natën dhe hoqën nga muret e Beth-Shanit kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij; pastaj u kthyen në Jabesh dhe këtu i dogjën ato.
13Pastaj morën kockat e tyre, i varrosën poshtë marinës në Jabesh dhe agjëruan shtatë ditë me radhë.

Currently Selected:

1 i Samuelit 31: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in