ZOTI ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t'i godas më gjallesat, siç bëra.
Sa të jetë toka,
të mbjellat e të korrat,
i ftohti e i nxehti,
vera e dimri,
dita e nata,
nuk do të marrin fund».