Pastaj Perëndia tha: «Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tonë e le të sundojë mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit, mbi bagëtitë, mbi mbarë tokën e mbi gjithë zvarranikët që zvarriten mbi tokë».
Perëndia krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet,
në shëmbëlltyrën e Perëndisë e krijoi,
mashkull e femër i krijoi.