YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 17

17
Tejtrajtësimi i Jezusit
1Mbas gjashtë ditësh, Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin, vëllain e tij, dhe i naltoi në një mal të naltë, më vete. 2U tejtrajtësue para tyne dhe fytyra i vezulloi si dielli, ndërsa petkat iu banë të shndritshme si drita. 3E, ja, u dukën Moisiu dhe Elia, tue kuvende me të. 4Pjetri, atëherë, iu kthye e i tha Jezusit: «Zot, asht bukur për ne me qenë këtu. Po të dëshirosh, do të baj këtu tri tëbana, një për ty, një për Moisiun e një për Elinë». 5Ndërsa ende po fliste, ja, një re e përndritshme u bani hije. Dhe, ja, një za nga reja, që thonte: «Ky asht biri im i dashtun, me të cilin jam i kënaqun. Ndigjojeni!». 6Kur ndigjuen, nxanësit ranë me fytyrë përmbys e u trembën fort. 7Jezusi u afrue, i preku e tha: «Çohuni e mos u tutni». 8Kur ngritën sytë, nuk panë askënd, pos Jezusit vetëm.
9Tue zbritë prej malit, Jezusi i rdhnoi e u tha: «Mos i thoni askujt çka patë, deri kur Biri i njeriut të ngjallet prej të vdekunve». 10Ncxanësit e pyetën: «Pse shkrestarët thonë se ma parë duhet me ardhë Elia?». 11Ai u përgjigj: «Njëmend, Elia vjen e gjithçka do të përtërihet. 12Por, po ju them se Elia erdhi tashma e nuk e dalluen, por banë me të çka deshën. Njësoj edhe Biri i njeriut do të pësojë prej tyne». 13Atëherë nxanësit e morën vesh se u foli për Gjon Pagëzuesin.
Shërimi i një djali orëlig
14Kur iu afruen turmës, iu avit një njeri, tue u ra në gjunjë para tij, 15e tha: «Zot, përdëlleje tim bir, ze asht me hanë e vuen randshëm. Rrëzohet shpeshherë në zjarr e shpeshherë në ujë. 16E solla te nxanësit e tu, por nuk mundën me e shërue». 17Jezusi u përgjigj: «O brezni pa besim dhe e dredhueme! Deri kur do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Ma sillni këtu!» 18Jezusi e kërcënoi e djalli prej tij. Fëmia u shërue menjëherë.
19Atëherë nxanësit iu afruen Jezusit e i thanë më vete: «Pse ne nuk mundëm me e nxjerrë?». 20-21Ai u tha: «Prej besimit tuej të paktë. Veçse, vërtet po ju them, po të kishit besim sa një kokrrizë sinapi, do t'i thonit këtij mali: "Shtyeju prej këndej, andej!". E do të shtyhej. Asgja nuk do të jetë e pamundun për ju.»
Paralajmërimi i pashkëve
22Kur u mblodhën në Galile, Jezusi u tha: «Biri i jeriut ka me u dorëzue në duert e njerëzve. 23Do ta vrasin dhe, ditën e tretë, ka me u ngjallë». Nxanësit u pikëlluen fort.
Tagri i trmpullit
24Ku mbërritën në Kafarnaum, iu afruen Pjetrit mbledhësit e dy dhrahmive e i thanë: «A nuk i paguen mësuesi juej dy dhrahmitë?». 25U tha: «Po». Kur erdhën në shtëpi, Jezusi i foli i pari: «Si të duket, Simon? Mbretnit e dheut, prej kujt e marrin tagrin, apo tatimin? Prej bijve të tyne, apo prej të tjerëve?» 26Ai tha: «Prej të tjerëve». Jezusi ia ktheu: «Prandaj, bijtë janë të lirë. 27Që ata të mos birren, shko te deti, hidh grepin dhe peshkun e parë, që të dalë, merre. Do t'i çelësh gojën e do të gjesh një staderë. Atë merr! E jepua, në ved të meje e të teje».

Currently Selected:

Mateu 17: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in