Psalmet 95:1-6
Psalmet 95:1-6 AL1
Ejani t'i këndojmë ZOTIT, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë. Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë. Se Perëndi madhështor është ZOTI, mbret i madh mbi gjithë perënditë. Në dorën e tij janë thellësitë e tokës, të tijat janë majat e maleve. I tij është edhe deti, ai e krijoi, duart e tij i dhanë trajtë dheut. Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para ZOTIT, krijuesit tonë!