YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 51:11-19

Psalmet 51:11-19 AL1

Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur. Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë. Kthema gëzimin e shpëtimit tënd dhe kalit në mua një shpirt vullnetmirë. Do t'u mësoj ligjshkelësve udhët e tua e mëkatarët do të kthehen te ti. Shpëtomë nga gjakderdhja, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të brohorasë për drejtësinë tënde. O ZOT, hapi buzët e mia e goja ime do të shpallë lavdinë tënde. Po ta doje flinë do ta sillja, por flija e shkrumbimit nuk të pëlqen. Fli për Perëndinë është shpirti i penduar; zemrën e thyer e të copëtuar, o Perëndi, ti nuk e përbuz.