YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 121:1-8

Psalmet 121:1-8 AL1

I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma? Ndihma më vjen nga ZOTI, që krijoi qiellin e tokën. Ai s'do të lejojë të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të kotet. Jo, ai që mbron Izraelin nuk do të kotet e as nuk do të flejë. ZOTI është mbrojtësi yt, ZOTI është mburoja jote, ai qëndron në të djathtën tënde. Dielli nuk do të të godasë ditën e as hëna natën. ZOTI do të të mbrojë nga çdo e keqe, ai do ta mbrojë jetën tënde. ZOTI do të mbrojë vajtjet e ardhjet e tua, që tani e deri në amshim.

Video for Psalmet 121:1-8