YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 61:1-3

Isaia 61:1-3 AL1

Shpirti i ZOTIT, Zotit tim, është mbi mua, se vetë ZOTI më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu, të shpall vitin e hirit të ZOTIT dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, t'u jap ngushëllim të gjithë atyre që vajtojnë, të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i ZOTIT, për lavdi të tij.