YouVersion Logo
Search Icon

Isaia 56:6-7

Isaia 56:6-7 AL1

Ndërsa bijtë e të ardhurve që janë bashkuar me ZOTIN e që i shërbejnë atij, që e duan emrin e ZOTIT e janë vënë në shërbim të tij, të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur e që e ruajnë besëlidhjen time, do t'i shpie në malin tim të shenjtë e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes. Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre do të pranohen në altarin tim, se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt».