YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 78:1-8

Psalteri 78:1-8 PSGEKK1872

Ven’-i vesh ligjësë s’eme, o populli em, ulni veshëtë tuei mbë fjalët’ të gojësë s’eme. Kam me hapunë gojënë t’eme ndë parabullë, kam me folunë fjalë të errëta çë ndë krye të herësë. Sa ndigjuem e ngjoftëm, edhe na treguen’ atenitë t’anë. S’kemi me i pshefunë prei dielmvet atyne ndë tietërë bres, tue diftuem lavdurimet’ e Zotit, edhe fuqin’ e ati, edhe mërekullit e ati, qi bani. Edhe ngriti deshmim te Iakobi, edhe vuni ligjë ndë Israel, për sa urdhënoi atenitë t’anë me i bamë të ngjofuna te bijt’ e vet, për me ngjofunë brezi tietërë, bijtë qi kanë për me lemë: do të rriten’ e do t’ua tregojënë bijvet vet, qi të venë shpëresën’ e vet mbë Perëndinë, edhe të mos harrojënë punët’ e Perëndisë, edhe të ruejën’ urdhënimet’ e ati, qi të mos bahenë porsi atenit’ e atyneve, bres i shtrembët’ edhe i pandigjueshim, bres qi nukë ndreqi zemërën’ e vet, edhe frym’ e ati nuk’ i mbaiti besënë Perëndisë.