YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 62:1-12

Psalteri 62:1-12 PSGEKK1872

Vetëmë mbë Perëndinë prahetë shpirti em, sepse shpëtimi emvien prei ati. Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonjësi em; s’kam me u tundunë së tepëri. Deri kurë keni me i ranë përsiprë njeriut? Ju të gjithë keni me u vramë, jeni porsi mur i pierrë, edhe si garth i shtymë. S’bajënë tietërë këshillë, veç ta shtienë poshtë prei nderit, u pëlqen rrena, bekojënë me gojë, e mallëkojënë me zemërë. Selah. Por ti, o shpirti em, prahu mbë Perëndinë, se tek ai ashtë shpëresa eme. Vetëm’ ai ashtë shkrepi em, edhe shpëtimi em, mburonja eme; s’kam me lueitunë vendit. Shpëtimi em edhe lavdia eme ashtë te Perëndia; shkrepi i fuqisë s’eme, edhe mpshtetëja eme ashtë te Perëndia. Shpëreni mb’atë kur-do, o popuj, hapni zemëratë tueja përpara ati, se Perëndia ashtë ndifmësi ynë. Selah. Vërtet njerëzit’ e dorësë poshtëme janë të kotë, edhe zotënitë janë rrenë: ndë peshoheshinë ndë ziq, të gjithë bashkë do të ishinë ma të letë, se vetë e kota. Mos shpëreni mbë pa-udhëni, edhe mos bahi të kotë ndë rrëmbesë; ndë rriethtë gjaja, mos ngjitni zemrënë tuei mbas asai. Nji herë foli Perëndia, dy herë e gjegja këtë, se fuqia asht’ e Perëndisë. Edhe yti ashtë përdëllimi, o Zot, se ti ke me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punëvet ati.