Psalteri 59
59
Mbë të parinë kankatuer, mbi Al-tashheth, Miktam i Davidit, kur dërgoi Sauli, e rueishinë shtëpin’ eati për me e vramë.
1Shpëto-më prei anëmiqvet mi, o Perëndia em, mburo-më prei atyne qi janë ngritunë kundrë meje.
2Ruei-më prei atyne qi punojënë pa udhë, edhe shpëtomë prei njerëzish gjaknash.
3Sepse, qe te përgjojënë shpirtinë t’em; u mbëlothnë mbi mue të fortë, aspër pa-udhëninë t’eme, aspër fajinë t’em, o Zot.
4Pa qenunë mbë mue pa-udhëni, ecin’ e bahenë gati, çohu e më del’ përpara, edhe shif.
5Ti pra, o Zot Perëndia i fuqivet, Perëndia i Israelit, çohu për me vumë ore gjithë kombetë, mos përdëllejsh gjith’ ata qi punojënë pa udhë. Selah.
6Këthehenë mbramanet, edhe lefinë si qen, edhe qerthullojënë qytetinë.
7Qe ata te nxierrinë fjalë prei gojësë vet, edhe ashtë shpatë ndë buzët t’atyne, sepse thonë: Kush ndëgjon?
8Por ti, o Zot, ke me qeshunë për ata, ke me përqeshunë gjithë kombetë.
9O fuqia eme, kam me pritunë tyi, se ti, o Perëndi, je ndifmësi em.
10Perëndia i përdëllimit t’em ka me më mbërrimë, Perëndia ka me më diftuem prishëjen’ e anëmiqvet mi.
11Mos vrit ata, se mos harrojë ndonji-herë populli em, shpërdai ata me fuqinë tande, edhe shtier’-i poshtë, o Zot, mburonja eme.
12 Për fajin’ e gojësë vet, për fjalët e buzëvet veta, u zançinë ndë madhështi të vet, edhe për mallëkimin’ e për rrenënëqi flasinë.
13Prish ata me zemërim, prish ata, sa të mos jenë, edhe le ta ngjofinë, se Perëndia zotënon te Iakobi, edhe deri te kantet’ e dheut. Selah.
14U këthefshinë pra ndë mbramiet, edhe ulurifshinë si qen, edhe qerthullofshinë qytetinë.
15Le të shpërdahenë për të ngranë, edhe ndë mos u ngifshinë, do të hahenë.
16Por unë kam me kënduempër fuqinë tande, edhe ndë nadie kam me lavduruem me gëzim përdëlliminë tand, se m’u bane ndifmës, edhe mpshtetëje ndë ditë të shtrëngimit t’em.
17O fuqia eme, kam me psallunë për tyi, se ti, o Perëndi,je ndifmësi em, Perëndia i përdëllimit t’em.
Currently Selected:
Psalteri 59: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.