I dreitë je, o Zot, ende të dreitë janë gjyqet’ e tu.
Deshmimet’ e tu qi urdhënove, janë dreitëni e vërtetëni fort e madhe.
Zëlia eme më treti, se anëmiqt’ e mi harrunë fjalët’ e tua.
Fjala jote ashtë fort e kullume, përandai shërbëtori yt e do.
Jam i vogël’ e i pazanë për gja, po s’harrova urdhënimet’ e tu.
Dreitënia jote ashtë dreitëni për gjithë jetënë, ende ligja jote e vërtetë.
Më gjetnë shtrëngime e nevoja, po urdhënimet’ e tu janë gëzimi em.
Deshmimet’ e tu janë dreitëni për gjithë jetënë, ban-më të mençim, ende kam me rrumë.
Thërrita me gjithë zemërë, ndëgjo-më, o Zot, ende kam me ruitun’ urdhënimet’ e tu.
Thërrita mbë tyi: Shpëto-më, ende kam me ruitunë deshmimet’ e tu.
E mbërrina pa sbardhunë drita, ende thërrita, shpëreva mbë fjalët tande.
Syt’ e mi mbërrijënë përpara të ruitunavet natësë, për me shkumë ndër mend fjalënë tande.
Ndëgjo zaninë t’em, o Zot, mbas përdëllimit t’yt, ep-më frymë të gjallë mbas gjyqit t’yt.
U afrun’ ata qi venë mbas së keqesë, ende u largunë prei ligjësë s’ate.
Ti, o Zot, je ngjat, ende gjith’ urdhënimet e tujanë të vërtetë.
Sa për deshmimet’ e tu, e ngjofta çë përpara, se i themelove për gjithë jetënë.
Shif shtrëngiminë t’em, ende liro-më, se s’harrova ligjënë tande.
Gjuko gjyqinë t’em, ende shpërble-më; ep-më frymë të gjallë mbas fjalësë s’ate.
Shpëtimi ashtë lark prei të pabesësh, se s’kërkojën’ urdhënimet’ e tu.
Përdëllimet’ e tu janë të mëdhej, o Zot, ep-më frymë të gjallë mbas gjyqit t’yt.
Shumë jan’ ata qi më ndiekin’ e më shtrëngojënë,po nukë dola jashtë deshmivet tu.
Pash’ ata qi dalinë jasht’ udhësë, ende u drothsh, sepse s’ruitnë fjalënë tande.
Shif sa i du porosit’ e tua, o Zot, ep-më frymë të gjallë mbas përdëllimit t’yt.
Kryet’ e fjalësë s’ate asht’ e vërteta, ende gjithë gjukimet’ e dreitënisë s’ate mbesinë për gjithë jetënë.
Të parëtë më ndoqnë kot, po zemrënë t’eme e mur frika për fjalënë tande.
Gëzohem për fjalënë tande, posi ai qi gjen shumë plaçëka.
Kam mëni e të ndytë rrenënë, po du ligjënë tande.
Shtatë herë ditënë të lavduroj për gjyqet e dreitënisë s’ate.
Ata qi dunë ligjënë tande, kanë shumë paqtim, ende për ata s’ka skandal.
Prita shpëtiminë tand, o Zot, ende bana porosit’ e tua.
Shpirti em ruiti deshmimet’ e tu, ende i deshi fort.
Ruita porosit’ e tua, ende deshmimet e tu, se gjith’ udhët’ e mia janë përpara teje.
Le t’ afrohetë klithma eme përpara teje, o Zot, ban-më të mençim mbas fjalësë s’ate.
Le të vijë të lutunitë t’em përpara teje, shpëto-më mbas fjalësë s’ate.
Buzët’ e mia kanë me nxierrë kankë, kur të më mësojsh urdhëmimet’ e tu.
Gjuha eme ka me folë fjalënë tande, se gjithë porosit’ e tua janë dreitëni.
Dora jote le të më ndifi, se sgjodha porosit’ e tua.
U mallënjyshë për shpëtiminë tand, o Zot, ende ligja jote ashtë mendimi em.
Le të rrojë shpirti em, ende ka me të lavdurumë, ende gjyqet’ e tu le të më ndifinë.
U solla andej e këndej, porsi dele e humbunë; kërko shërbëtorinë tand, se nukë harrova porosit’ e tua.