YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 113:1-9

Psalteri 113:1-9 PSGEKK1872

Alleluia. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emënin’ e Zotit. Qoftë i bekuem emëni i Zotit çë tashti e për gjithë jetënë. Qoftë i lavdurueshim emëni i Zotit çë prei së lemit diellit ngjer mbë të perënduemit. Zoti asht’ i naltë mbë gjithë kombet, lavdia e ati ashtë mbë qijet. Kush ashtë si Zoti Perëndia ynë? Ai qi rri mbë të naltat, ai qi vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet, ai qi ngre prei baltet të vobegunë, edhe nalton prei plehesh të nevojëshiminë, qi ta bajë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e popullit ati; ai qi ban gruenë shterpë, të rrijë ndë shtëpi amë me dielm tue u gëzuem. Alleluia.

Video for Psalteri 113:1-9