të bërëtë 17
17
1Edhe Avrami kur ishte nëntëdhiet’ e nëntë vieç, Zoti iu duk Avramit, e i tha: Unë (jam) Perëndia Gjithëpushtetësi, ecë përpara meje, edhe bënu i mbarë.
2Edhe do të bënj dhiatënë time ndërmes meje e teje, edhe do të të shumonj fort shumë.
3Edhe Avrami ra mbi faqet të ti, edhe Perëndia i foli ati, tuke thënë:
4Sa prej meje, na dhiata ime (është) me ty, edhe do të bëneç i ati shumë kombeve,
5edhe emëri yt nukë do të kluhetë më Avram, por emëri yt do të kluhetë Avraam, sepse të bëra atë shumë kombeve,
6edhe do të të shtonj fort shumë, edhe do të vë mbi kombe, edhe do të dalënë mbëretër prej teje;
7edhe do të vë dhiatënë time ndërmes meje e teje, edhe farësë sate pas teje mbë brezat t’atyre, për dhiatë të përherëshime, që të jem Perëndi te ti edhe te fara jote pas teje,
8edhe do t’ap ty edhe farësë sate pas teje, dhenë që rri i huajë nd’atë, gjithë dhen’ e Hanaanit, për trashëgim të përherëshim, edhe do të jem Perëndia i atyreve.
9Edhe Perëndia i tha Avraamit: Edhe ti do të ruanjç dhiatënë time, ti edhe fara jote pas teje ndë brezat të tyre. 10Këjo (është) dhiata ime, që do të ruani ndërmes meje e juve, edhe farësë sate pas teje. Çdo mashkull prej jush do të rrethpritetë. 11Edhe do të rrethprisni mishin’ e lafshësë tuaj, edhe do të jetë për shenjën’ e dhiatësë ndërmes meje e juve, 12edhe tetë diç dialë do të rrethpritetë ndër ju, çdo mashkull ndë brezat tuaj që ka lindurë ndë shtëpit, a blerë me argjënt nga ndonjë i huajë, që nuk’ është nga fara jote, 13ay që ka lindurë ndë shtëpit tënde, edhe ay që është blerë me argjëntnë tënd, vërte do të të rrethpritetë, edhe dhiata ime do të jetë ndë mish tuaj për dhiatë e përherëshime, 14edhe mashkulli i parrethprerë, që të mos i rrethpritetë mishi i lafshësë, ay shpirt do të vdiretë nga mesi i gjëndëjesë ti, (sepse) prishi dhiatënë time.
15Edhe Perëndia i tha Avraamit: Sarësë gruasë sate, s’do t’ia kluanjç më emërinë Sarë, por Sarrë [Zonjë] (do të jet’) emëri i asaj. 16Edhe do të bekonj atë, edhe ty do t’ap dialë nga ajo, edhe do të bekonj atë, edhe do të bënetë (mëmë) kombeve, mbëretërë gjëndëjeve do të dalënë nga ajo.
17Edhe Avraami ra mbi faqet të ti, edhe qeshi, e tha ndë zemërë të ti: Një qint vieç burri do t’i lintnjë (dialë)? Edhe Sarra, nëntëdhietë vieç grua do të piellë? 18Edhe Avraami i tha Perëndisë: Rroftë Ismaili përpara teje! 19Edhe Perëndia tha: Po, gruaja jote Sarra do të të piellë dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ ati Isaak, edhe do të bënj dhiatënë time me atë për dhiatë të përherëshime, (edhe) me farën’ e ati pas ati. 20Edhe për Ismailinë, të dëgjova. Na tek e bekova atë, edhe do ta shtonj, edhe do t’e shumonj fort shumë, do t’i lintnjënë dymbëdhietë zotëri, edhe do t’e bënj atë komp të math, 21po dhiatënë time do t’e bënj me Isaakunë, që do të piellë ty Sarra vitinë që vien, posi mbë këtë kohë. 22Edhe si mbaroi të foluritë bashkë me atë, Perëndia hipi lart nga Avraami. 23Edhe Avraami mori Ismailinë të birrë, edhe gjith’ata që kishinë lindurë ndë shtëpit të ti, edhe gjith’ata që kishte blerë me argjënt të ti, çdo mashkull të njerëzet shtëpis’ Avraamit, edhe u rrethpreu mishin’ e lafshësë atë ditë, sikundrë i tha Perëndia. 24Edhe Avraami (ishte) nëntëdhiet’ e nëntë vieç kur rrethpreu mishin’ e lafshësë ti. 25Edhe Ismaili i biri ati (ishte) trembëdhietë vieç, kur rrethpreu mishin’ e lafshësë ti. 26Atë ditë u rrethpre Avraami edhe Ismali i biri ati, 27edhe gjithë njerëzit’ e shtëpis’ ati, edhe ata që ishinë blerë me argjënt nga të tierë kombe, u rrethprenë bashkë me atë.
Currently Selected:
të bërëtë 17: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë