1
Zbulesa 16:15
Bibla Shqip 1994
''Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij''.
Compare
Explore Zbulesa 16:15
2
Zbulesa 16:12
Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.
Explore Zbulesa 16:12
3
Zbulesa 16:14
Sepse në fakt janë frymëra të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t'i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.
Explore Zbulesa 16:14
4
Zbulesa 16:13
Dhe pashë të dilnin nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë, tri frymë të ndyra, që u ngjanin bretkosave.
Explore Zbulesa 16:13
5
Zbulesa 16:9
Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t'i japin lavdi atij.
Explore Zbulesa 16:9
6
Zbulesa 16:2
I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulcerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.
Explore Zbulesa 16:2
7
Zbulesa 16:16
Dhe i mblodhi në një vend që hebraisht quhet ''Armagedon''.
Explore Zbulesa 16:16
Home
Bible
Plans
Videos