1
Luka 6:38
Bibla Shqip 1994
Jepni dhe do t'ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t'ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t'ju matet edhe juve gjithashtu''.
Compare
Explore Luka 6:38
2
Luka 6:45
Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet; dhe njeriu i mbrapshtë e nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës.
Explore Luka 6:45
3
Luka 6:35
Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mosmirënjohësit dhe të mbrapshtët.
Explore Luka 6:35
4
Luka 6:36
Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.
Explore Luka 6:36
5
Luka 6:37
Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.
Explore Luka 6:37
6
Luka 6:27-28
Por unë po ju them juve që më dëgjoni: ''T'i doni armiqtë tuaj; u bëni të mirë atyre që ju urrejnë. Bekoni ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
Explore Luka 6:27-28
7
Luka 6:31
Por, ashtu siç dëshironi që t'ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta.
Explore Luka 6:31
8
Luka 6:29-30
Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr mantelin, mos e pengo të të marrë edhe tunikën. Jepi kujtdo që kërkon prej teje; dhe në se dikush merr gjënë tënde, mos kërko të ta kthejë.
Explore Luka 6:29-30
9
Luka 6:43
Sepse nuk ka pemë të mirë që të japë fryt të keq, as pemë të keqe që të japë fryt të mirë.
Explore Luka 6:43
10
Luka 6:44
Çdo pemë, pra, njihet nga fryti i vet, sepse nuk mblidhen fiq nga gjembat dhe nuk vilet rrush nga ferra.
Explore Luka 6:44
Home
Bible
Plans
Videos