1
1 i Mbretërve 19:12
Bibla Shqip 1994
Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.
Compare
Explore 1 i Mbretërve 19:12
2
1 i Mbretërve 19:4
Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjineshtre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".
Explore 1 i Mbretërve 19:4
3
1 i Mbretërve 19:11
Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet.
Explore 1 i Mbretërve 19:11
4
1 i Mbretërve 19:13
Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal në hyrje të shpellës; dhe ja, një zë i tha: Ç'bën aty Elia?".
Explore 1 i Mbretërve 19:13
5
1 i Mbretërve 19:9
Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç'bën këtu Elia?".
Explore 1 i Mbretërve 19:9
6
1 i Mbretërve 19:8
Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet net derisa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.
Explore 1 i Mbretërve 19:8
7
1 i Mbretërve 19:5
Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjineshtrës, por ja që një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha".
Explore 1 i Mbretërve 19:5
8
1 i Mbretërve 19:7
Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".
Explore 1 i Mbretërve 19:7
9
1 i Mbretërve 19:10
Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të më vrasin".
Explore 1 i Mbretërve 19:10
10
1 i Mbretërve 19:6
Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.
Explore 1 i Mbretërve 19:6
11
1 i Mbretërve 19:2
Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".
Explore 1 i Mbretërve 19:2
12
1 i Mbretërve 19:18
Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".
Explore 1 i Mbretërve 19:18
13
1 i Mbretërve 19:19
Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.
Explore 1 i Mbretërve 19:19
14
1 i Mbretërve 19:21
Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.
Explore 1 i Mbretërve 19:21
15
1 i Mbretërve 19:20
Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënën time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?".
Explore 1 i Mbretërve 19:20
Home
Bible
Plans
Videos