1
Luka 6:38
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Jepni e do t'ju jepet. Do t'ju vënë në prehër një masë të mirë, të ngjeshur, të tundur e të begatë, sepse me masën që do të matni, do të mateni».
Compare
Explore Luka 6:38
2
Luka 6:45
Njeriu i mirë nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së tij dhe njeriu i keq nxjerr të keqen nga thesari i tij i keq, sepse ç'ka zemra, nxjerr goja».
Explore Luka 6:45
3
Luka 6:35
Ju, përkundrazi, duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre e jepni hua pa pritur që t'ju kthehet. Kështu do të merrni një shpërblim të madh e do të jeni bijtë e të tejlartit Perëndi, sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe të këqijtë.
Explore Luka 6:35
4
Luka 6:36
Jini të mëshirshëm, sikurse është i mëshirshëm edhe Ati juaj».
Explore Luka 6:36
5
Luka 6:37
«Mos gjykoni e nuk do të gjykoheni. Mos dënoni e nuk do të dënoheni. Falni e do të faleni.
Explore Luka 6:37
6
Luka 6:27-28
«Por unë po ju them juve që më dëgjoni: duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë. Bekojini ata që ju mallkojnë e lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.
Explore Luka 6:27-28
7
Luka 6:31
Bëjuni të tjerëve çka dëshironi t'ju bëjnë juve.
Explore Luka 6:31
8
Luka 6:29-30
Nëse dikush të qëllon në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën. Kushdo që të merr gunën, mos e pengo të të marrë edhe këmishën. Jepi kujtdo që të kërkon ndonjë gjë dhe, nëse dikush të merr ndonjë gjë tënden, mos ia kërko.
Explore Luka 6:29-30
9
Luka 6:43
«Nuk ka pemë të mirë që jep fryte të këqija e as pemë të kalbur që jep fryte të mira.
Explore Luka 6:43
10
Luka 6:44
Çdo pemë njihet nga frytet e saj. Askush nuk mund të vjelë fiq nga ferrat e as rrush nga shkurret.
Explore Luka 6:44
Home
Bible
Plans
Videos