Tue marrë pesë bukët e dy peshqit, pau nalt në qiell, u falënderue, i theu bukët e ua dha nxanësve, që t'ua shtronin para. Edhe dy peshqit ua ndau të gjithëve.
Të gjithë hangrën e u nginë dhe morën dymbëdhjetë shporta plot me copat e thyeme e me tepricat e peshqve.