1
Marku 13:13
Dhiata e Re në Gegnisht
Do të urreheni prej të gjithëve për shkak të emnit tim, por kush të ketë qëndrue deri në fund, ai do të shpëtojë».
Compare
Explore Marku 13:13
2
Marku 13:33
Hapni sytë e mos flini, se nuk e dini kur asht koha.
Explore Marku 13:33
3
Marku 13:11
Kur t'ju rrëmbejnë e t'ju dorëzojnë, mos u shqetësoni para kohe çka me thanë, por, çkado t'ju jepet në atë kohë, atë thoni. Nuk jeni ju ata që flitni, por Shpirti i Shenjtë.
Explore Marku 13:11
4
Marku 13:31
Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».
Explore Marku 13:31
5
Marku 13:32
«Për atë ditë e atë orë nuk din gja askush, as engjëjt në qiell, as Biri, veçse Ati.
Explore Marku 13:32
6
Marku 13:7
Kur të ndigjoni luftnat e lajmet e luftnave, mos u dridhni. Duhet të ndodhin, por nuk asht ende fundi.
Explore Marku 13:7
7
Marku 13:35-37
Prandaj rrini zgjuet, se nuk e dini kur vjen i zoti i shtëpisë, në mbramje, në mesnatë, kur të këndojë gjeli, apo në ag. Se mos vjen papritun e ju gjen tue fjetë. Çka po ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuet!».
Explore Marku 13:35-37
8
Marku 13:8
Do të ngrihen nji komb kundër nji kombi e nji mbretni kundër nji mbretnie, do të ketë tërmete gjithandej e do të ketë zi buke. Këto janë fillimi i dhembjeve.
Explore Marku 13:8
9
Marku 13:10
Por, ma parë, duhet që lajmi i mirë t'u kumtohet të gjitha kombeve.
Explore Marku 13:10
10
Marku 13:6
Shumë kanë me ardhë në emnin tim tue thanë: "Jam unë". E kanë me mashtrue shumë vetë.
Explore Marku 13:6
11
Marku 13:9
Ruhuni! Do t'ju dorëzojnë nëpër gjykatore, do t'ju frushkullojnë nëpër sinagoga e do të dilni para prijësve e mbretënve për shkakun tim, si dëshmi për ta.
Explore Marku 13:9
12
Marku 13:22
Do të ngrihen krishta të rremë e profetë të rremë e do të bajnë shenja e mrekulli për me i mashtrue, mundësisht, të zgjedhunit.
Explore Marku 13:22
13
Marku 13:24-25
«Megjithatë, ato ditë, mbas asaj ngushtice, dielli do të terratiset e hana nuk do ta dhurojë përhitjen e vet, yjet do të këputen prej qiellit e fuqitë që gjenden në qiell do të tranden.
Explore Marku 13:24-25
Home
Bible
Plans
Videos