1
Zbulesa 8:1
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Kur Qengji theu vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë ore.
Compare
Explore Zbulesa 8:1
2
Zbulesa 8:7
I ra trumbetës engjëlli i parë. Atëherë shpërtheu breshër e zjarr përzier me gjak e u lëshua mbi tokë. Një e treta e tokës u dogj bashkë me një të tretën e pemëve dhe me gjithë barin e gjelbër.
Explore Zbulesa 8:7
3
Zbulesa 8:13
Pastaj pashë dhe dëgjova një shqiponjë që fluturonte në mes të qiellit duke thirrur me zë të lartë: «Mjerë! Mjerë! Mjerë banorët e tokës, kur të dëgjojnë tingullin e trumbetave të tjera, të cilave do t'u bien tre engjëjt!».
Explore Zbulesa 8:13
4
Zbulesa 8:8
I ra trumbetës engjëlli i dytë. Atëherë diçka si shkëmb i madh që digjej zjarr u lëshua në det. Një e treta e detit u bë gjak
Explore Zbulesa 8:8
5
Zbulesa 8:10-11
I ra trumbetës engjëlli i tretë. Atëherë një yll i madh që digjej si pishtar, ra nga qielli mbi një të tretën e lumenjve dhe mbi burimet e ujërave. Emri i yllit ishte Pelin. Një e treta e ujërave u bë e hidhur si pelini dhe shumë njerëz vdiqën nga ujërat e hidhur.
Explore Zbulesa 8:10-11
6
Zbulesa 8:12
I ra trumbetës engjëlli i katërt. Atëherë u godit një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve, që të errësohej një e treta e tyre. Kështu dita humbi një të tretën e ndriçimit, po ashtu edhe nata.
Explore Zbulesa 8:12
Home
Bible
Plans
Videos