Gjashtë gjëra urren ZOTI,
madje shtatë i neveriten:
sytë mburravecë, gjuha gënjeshtare,
duart që derdhin gjakun e pafaj,
zemra që sheston synime të liga,
këmbët që turren kah e keqja,
dëshmitari i rremë që pjell gënjeshtra
e kush mbjell ndasi ndër vëllezër.