«Sa për mua, ja, i mora levitët nga mesi i izraelitëve në vend të çdo fryti të parë të barkut. Ata më përkasin mua. Mua më përket çdo i parëlindur, sepse kur godita tërë të parëlindurit në tokën e Egjiptit, të parëlindurit në Izrael, si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve, ia kushtova vetes. Prandaj ata më përkasin mua, ZOTIT».