1
Malakia 3:10
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Silleni tërë të dhjetën në drithnik, që të ketë bukë në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë, thotë ZOTI i ushtrive, po nuk jua hapa kanatet e qiejve e po nuk derdha mbi ju bekim me mbushulli.
Compare
Explore Malakia 3:10
2
Malakia 3:11-12
Do ta ndal brejtësin e ushqimit, që të mos ju shkatërrojë frytin e tokës dhe vreshtat të mos ju dështojnë, thotë ZOTI i ushtrive. Mbarë kombet do të të quajnë të lum, sepse do te jesh një vend i admirueshëm, thotë ZOTI i ushtrive.
Explore Malakia 3:11-12
3
Malakia 3:17-18
Ditën kur unë do të përgatis thesarin ata do të më përkasin mua, thotë ZOTI i ushtrive. Do të kem dhembshuri për ta, siç i dhimbset kujtdo biri që i shërben. Atëherë do të vësh re sërish, dallimin mes të drejtëve e të paudhëve, mes atyre që i shërbejnë Perëndisë e atyre që nuk i shërbejnë.
Explore Malakia 3:17-18
4
Malakia 3:1
«Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim, që të përgatisë udhën para meje. Dhe Zoti, që kërkoni, do të vijë befas në tempullin e tij. Lajmëtari i besëlidhjes, që dëshironi, tashmë ka ardhur, thotë ZOTI i ushtrive.
Explore Malakia 3:1
Home
Bible
Plans
Videos