1
Luka 5:4
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Kur mbaroi së foluri, i tha Simonit: «Shko tej në thellësi e hidhni rrjetat për peshkim».
Compare
Explore Luka 5:4
2
Luka 5:5-6
Simoni iu përgjigj: «Mësues, jemi munduar gjithë natën e nuk kemi zënë asgjë, por për hir të fjalës sate do t'i hedh rrjetat». Si bënë kështu, kapën aq shumë peshk, saqë po u griseshin rrjetat.
Explore Luka 5:5-6
3
Luka 5:16
Por ai u tërhoq në vende të shkreta e lutej.
Explore Luka 5:16
4
Luka 5:32
Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët që të pendohen».
Explore Luka 5:32
5
Luka 5:8
Kur e pa këtë gjë, Simon Pjetri ra në gjunjë para Jezuit e tha: «O Zot, largohu prej meje, se jam njeri mëkatar».
Explore Luka 5:8
6
Luka 5:31
Jezui iu përgjigj: «Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
Explore Luka 5:31
7
Luka 5:11
Si i nxorën varkat në breg, ata lanë gjithçka e shkuan pas Jezuit.
Explore Luka 5:11
8
Luka 5:12-13
Ndërsa Jezui gjendej në një qytet, erdhi një burrë që e kishte mbuluar lebra. Kur e pa Jezuin, ra përmbys e iu lut: «O Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh». Jezui shtriu dorën, e preku e i tha: «Dua. Pastrohu!». Dhe lebra e la menjëherë.
Explore Luka 5:12-13
9
Luka 5:15
Megjithatë, fjala për Jezuin përhapej gjithnjë e më shumë dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar e për t'u shëruar nga sëmundjet e tyre.
Explore Luka 5:15
Home
Bible
Plans
Videos