Kështu thotë ZOTI, shpenguesi yt,
i shenjti i Izraelit:
Unë jam ZOTI, Perëndia yt,
ai që të mëson për të mirën tënde,
që të prin udhës ku duhet të shkosh.
Po të kishe qenë i kujdesshëm me urdhërimet e mia,
si lumi do të rridhte paqja jote,
drejtësia jote si valët e detit.