1
Isaia 45:3
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Do të të jap thesare të fshehta, pasuri të ruajtura në fshehtësi, që ta dish se unë jam ZOTI, Perëndia i Izraelit, që të thirra me emër.
Compare
Explore Isaia 45:3
2
Isaia 45:2
Para teje do të eci unë e maloret do t'i rrafshoj, portat prej bronzi do t'i copëtoj, shulat prej hekuri do t'i thyej.
Explore Isaia 45:2
3
Isaia 45:5-6
Unë jam ZOTI e tjetër s'ka, përveç meje nuk ka Perëndi, unë t'i kam ngjeshur armët, ndonëse ti nuk më njihje, që ta dinë prej lindjes së diellit e deri në perëndim, se tjetër veç meje s'ka. Unë jam ZOTI e tjetër s'ka.
Explore Isaia 45:5-6
4
Isaia 45:7
Unë i jap trajtë dritës, unë e krijoj natën, unë e sjell paqen, unë e shkaktoj fatkeqësinë. Unë, pra, jam ZOTI, që i krijoi të gjitha këto.
Explore Isaia 45:7
5
Isaia 45:22
Kthehuni tek unë e shpëtoni, mbarë ju, o skajet e dheut! Se unë jam Perëndia, tjetër veç meje s'ka!
Explore Isaia 45:22
6
Isaia 45:1
Kështu thotë ZOTI për Kirin, të vajosurin e tij: e kam kapur nga dora e tij e djathtë, për të nënshtruar para tij kombet, për t'ua hequr brezin nga ijët mbretërve, dyert para tij për t'i hapur e portat pas tij s'do të mbyllen.
Explore Isaia 45:1
7
Isaia 45:23
Jam përbetuar për veten time, nga goja ime ka dalë drejtësi, një fjalë që s'do të merret mbrapsht, se para meje do të përkulet çdo gju e çdo gjuhë do të betohet për mua.
Explore Isaia 45:23
8
Isaia 45:4
Për hir të shërbëtorit tim, Jakobit, dhe Izraelit, të zgjedhurit tim, unë të kam thirrur në emër. Ta bëra këtë nder, ndonëse ti nuk më njihje.
Explore Isaia 45:4
Home
Bible
Plans
Videos