Lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte ngritur nga kerubi mbi të cilin prehej, drejt pragut të tempullit. Ai thirri njeriun e veshur me li, që kishte trastën e shkruesit në ijë. ZOTI i tha: «Kalo përmes qytetit, përmes Jerusalemit, dhe vëru një Tau në ballë burrave që psherëtijnë e rënkojnë për shkak të të gjitha pështirësive që ndodhin mes tyre».