ZOTI i kaloi përballë dhe shpalli:
«ZOTI, ZOTI,
Perëndi i dhimbshëm e i mëshirshëm,
i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.
E ruan mirësinë për mijëra brezni,
fal paudhësinë, shkeljen dhe mëkatin,
por nuk lë gjë pa dënuar.
Paudhësinë e etërve e ndëshkon,
deri te fëmijët e nipat,
deri te breznia e tretë dhe e katërt».