Mësoju rregullat dhe ligjet. Bëju të ditur udhën, në të cilën duhet të ecin dhe veprat që duhet të bëjnë. Por, zgjidh nga populli disa njerëz të aftë, që e druajnë Perëndinë, njerëz të besuar dhe që e urrejnë përfitimin e padrejtë. Vendosi në krye të popullit si prijës të një mijë, të njëqind, të pesëdhjetë dhe të dhjetë vetëve.