Atëherë njerëzit e Davidit i thanë: «Ja, sot është dita. ZOTI, Perëndia yt, të pati thënë se do të ta dorëzonte armikun tënd që të bësh me të si të duash». Davidi u ngrit e preu tinëz një copë nga petku i Saulit. Më vonë Davidit i erdhi keq që i preu rrobën Saulit.