1
1 Pjetrit 3:15-16
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Nderoni në zemrat tuaja Zotin Krisht dhe jini gjithmonë gati për t'ju përgjigjur atyre që kërkojnë arsyen e shpresës që është në ju. Por bëjeni këtë me butësi, me druajtje ndaj Perëndisë e me ndërgjegje të pastër, në mënyrë që ata që flasin keq për jetën tuaj në Krishtin, të turpërohen për shpifjet.
Compare
Explore 1 Pjetrit 3:15-16
2
1 Pjetrit 3:12
Sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët e veshët e tij dëgjojnë klithmën e tyre, por ai u kundërvihet atyre që bëjnë keq.
Explore 1 Pjetrit 3:12
3
1 Pjetrit 3:3-4
Stolia juaj të mos jetë nga ana e jashtme: flokët gërsheta, stolisja me ar apo veshja e rrobave të shtrenjta, por të jetë njeriu i brendshëm me zemër të pastër e me shpirt të butë e të qetë. Këto nuk prishen dhe janë shumë të çmueshme në sytë e Perëndisë.
Explore 1 Pjetrit 3:3-4
4
1 Pjetrit 3:10-11
Kush e do jetën e dëshiron të shohë ditë të mira, le ta ruajë gjuhën nga e keqja dhe buzët e tij të mos thonë gënjeshtra. Le të largohet nga e keqja e le të bëjë të mirën. Le të kërkojë paqen e le të rendë pas saj.
Explore 1 Pjetrit 3:10-11
5
1 Pjetrit 3:8-9
Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm e të përulur. Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe as poshtërimin me poshtërim! Përkundrazi, bekoni, sepse u thirrët pikërisht për të trashëguar bekimin.
Explore 1 Pjetrit 3:8-9
6
1 Pjetrit 3:13
E kush do t'ju bëjë keq nëse jepeni me zell pas së mirës?
Explore 1 Pjetrit 3:13
7
1 Pjetrit 3:11
Le të largohet nga e keqja e le të bëjë të mirën. Le të kërkojë paqen e le të rendë pas saj.
Explore 1 Pjetrit 3:11
8
1 Pjetrit 3:17
Është më mirë të vuani duke bërë të mirën, nëse ky është vullneti i Perëndisë, sesa duke bërë të keqen.
Explore 1 Pjetrit 3:17
Home
Bible
Plans
Videos