1
1 Korintasve 13:4-5
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën
Compare
Explore 1 Korintasve 13:4-5
2
1 Korintasve 13:7
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Explore 1 Korintasve 13:7
3
1 Korintasve 13:6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.
Explore 1 Korintasve 13:6
4
1 Korintasve 13:13
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
Explore 1 Korintasve 13:13
5
1 Korintasve 13:8
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.
Explore 1 Korintasve 13:8
6
1 Korintasve 13:1
Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon.
Explore 1 Korintasve 13:1
7
1 Korintasve 13:2
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, të njihja të gjitha të fshehtat, të zotëroja të gjitha dijet, dhe të kisha gjithë besimin për të lëvizur malet prej vendit, por të mos kisha dashuri, nuk do të isha asgjë.
Explore 1 Korintasve 13:2
8
1 Korintasve 13:3
Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë.
Explore 1 Korintasve 13:3
9
1 Korintasve 13:11
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë; por kur u bëra burrë, i hodha tej gjërat fëmijërore.
Explore 1 Korintasve 13:11
Home
Bible
Plans
Videos